Tierney pëson një dëmtim të rëndë, por Arsenali merr lajme të tjera pozitive

Kieran Tierney ka pësuar një lëndim në ligamentin e tij dhe do të jetë jashtë fushave për gjashtë muaj.

Sport

07/04/2021 16:12

Gjatë ditës së shtunë, është luajtur ndeshja mes Liverpoolit dhe Arsenalit, kur edhe Tierney ka pësuar një lëndim, transmeton lajmi.net.

Lojtari nuk do t’i nënshtrohet një operacioni, por megjithatë i duhet kohë për t’u rikthyer nga ky dëmtim i rëndë.

Siç konfirmohet nga faqja zyrtare e Arsenalit, Kieran Tierney do të humbasë diku nga katër deri gjashtë javë, pasi duhet të shërohet nga dëmtimi i tij në gju.

23-vjeçari do të qëndrojë mënjanë për pak por lajmi i mirë është se Bukayo Saka, Granit Xhaka dhe Emile Smith Rowe janë të gjithë në dispozicion për përzgjedhje kundër Slavia Praha këtë të enjte në Ligën e Evropës./Lajmi.net/