Tielemans i pavendosur për të ardhmen tek Leicester – Man Utd është një nga opsionet

Ylli i Belgjikës, Youri Tielemans ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij me skuadrën e Leicester City.

Sport

04/04/2019 23:20

Që kur kaloi nga Monaco tek Leicester City në formë huazimi, mesfushori ka pasur impakt të madh në lojën e skuadrës angleze.

Megjithatë, lojtari ka bërë të ditur se për afatin kalimtar veror do të lë të hapura të gjitha mundësitë, raporton ‘The Sun’, transmeton lajmi.net.

“Nuk e di se çfarë do të ndodh verën e ardhshme. Ndihem mirë këtu, por duhet të shoh edhe për opsionet tjera. Kjo është normale dhe unë nuk kam nevojën që të ngutem” ka thënë Tielemans për ‘Sky Sports’.

Manchester United është një nga skuadrat që po interesohet për ish lojtarin e Anderlecht.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer është në kërkim të një mesfushori, dhe Tielemans mund të jetë një nga opsionet. /Lajmi.net/