“Ti vetëm nuse s’mund të jesh”, Tayna i kthen përgjigje epike komentueses

Tayna ia mbylli gojën ndjekëses që e ofendoi në koment.

ShowBiz

12/09/2019 16:45

Tayna pas përfundimit të një sezoni shumë të suksesshëm, ka nisur pushimet në Amerikë, shkruan lajmi.net.

Reperja nuk po i kursen fotografitë atraktive në rrjete sociale, në të cilat nuk mungojnë komentet e shumta nga ndjekësit.

Në foton e fundit, ajo shkroi “Endrra e cdo vjehrre?”, kurse një prej komentueseve i shkruan “Ti gjithçka mund të jesh vetëm nuse jo”.

Në këtë rast nuk ka munguar replika e Taynës, e cila i thotë “Mirë e ke, unë jam dhëndri”. /Lajmi.net/