“Ti je një luledielli”, fushata e Albana Osmanit fiton çmimin e rëndësishëm

Prezantuesja shqiptare, Albana Osmani tash e një kohë ka nisur fushatën "Ti je një luledielli".

ShowBiz

14/03/2019 09:19

“Ti je një luledielli”, mban emrin fushata sensibilizuese e cila dhuroi dritë dhe mijëra buzëqeshje për fëmijët në nevojë, shkruan lajmi.net.

Kjo kauzë ka për qëllim ndihmesën e fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT.

Ndërsa tani, “Ti je një luledielli”, është shpallur Kampion i Europës Juglindore dhe Ballkanit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

“Shume te nderuara , sebashku me anetaren e Bordit te Fondacionit ,Zonja Anisa Kaltanji @kaltanjianisa ne Sarajeve me dt 13.03.2019, pranuam vleresimin per Fondacionin jo fitimprures You are a Sunflower @you_are_a_sunflower si Kampione te Rajonit , per Europen Juglindore dhe Ballkanin ,nga Sekretarja e Pergjithshme e RCC @regionalcooperationcouncil_rcc Zonja Majlinda Bregu”, ka shkruar Albana në Instagram. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bu-yJjEFxqC/

https://www.instagram.com/p/Bu-yB3GlFHj/