‘Ti je m*ti i qytetit tonë’, Antonio Conte ‘tmerrohet’ nga tifozët vendas sot

19:02 | 19 Janar 2020

Interi ka zhgënjyer tifozët në ndeshjen e sotme përballë Lecces.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Via del Mare’, Interi ka barazuar si mysafir i Lecces me rezultat, 1:1.

Në këtë ndeshje, një pankartë e shpalosur nga tifozët e Lecces ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.

Tifozët vendas sot e kanë goditur trajnerin e Interit, Antonio Contes me fjalët:

“Ti je njeri pa identitet, ti je m*ti i qytetit tonë”.

Pas 20 ndeshjeve, Interi mbetet në vendin e dytë në tabelën e Serie A me 47 pikë, kurse Lecce në vendin e 17-të me 16 sosh.