T’i japësh makinës i lodhur aq e rrezikshme sa edhe i dehur

Sipas një studimi, shoferët e rinj nuk e marrin lodhjen dhe pagjumësinë si problem serioz aq sa e marrin vozitjen në gjendje të dehur.

Lifestyle

16/10/2015 11:20

Edhe pse të vozitësh i dehur është sigurisht më e rrezikshme, të rinjtë nuk i kushtojnë vëmendje gjendjes së tyre dhe vozisin edhe kur janë duke ‘vdekur’ për gjumë.

Studimi, nga Universiteti i Teknologjisë Queensland gjeti se shoferët e rinj kanë më shumë gjasa që të vozisin të lodhur dhe të përgjumur se sa të dehur, transmeton lajmi.net.

Por, lodhja dhe pagjumësia mund të ndikojnë njëjtë në vozitje si edhe dehja, dhe kështu t’i rrisë shanset për të bërë aksident. Kështu, nëse jeni të lodhur dhe pa gjumë, është mirë që të mos vozitni. (lajmi.net)