Thyhet shtëpia e Franck Ribery

Ribery është shqetësuar nga hajdutët.

Sport

06/07/2020 12:20

Shtëpia e yllit francez të Fiorentina, Franck Ribery, është thyer nga disa hajdutë, përcjell lajmi.net

‘La Repubblica’ shkruan se gjithçka ka ndodhur mbrëmë, gjatë kohës kur Ribery nuk ishte fare në shtëpi.

Ribery mbrëmë u kthye në shtëpi me një dëmtim të pësuar nga ndeshja kundër Parma, dhe si pasojë sot do të ketë teste mjekësore.

Kur francezi ishte kthyer në shtëpi, ai kishte hasur në një tollovi, pasi hajdutët ishin futur në shtëpinë e tij për të vjedhur gjësende.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet italiane. /Lajmi.net/