Thyerje protokolli? Thaçi e priste i vetëm Dua Lipën, Osmani me gjithë familjen

Gjatë ditës se djeshme presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar yllin botëror Dua Lipa me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, në një ceremoni e cila u zhvillua në zyrën e presidentes. Në këtë ceremoni, siç u bë e ditur nga vetë Osmani, morën pjesë vetëm familjarët e saj, më saktësisht vajzat dhe…

Lajme

06/08/2022 12:41

Gjatë ditës se djeshme presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar yllin botëror Dua Lipa me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, në një ceremoni e cila u zhvillua në zyrën e presidentes.

Në këtë ceremoni, siç u bë e ditur nga vetë Osmani, morën pjesë vetëm familjarët e saj, më saktësisht vajzat dhe bashkëshorti i saj, shkruan lajmi.net.

Kjo gjë morri vëmendje duke ngjallur reagime të shumta, mes të cilave është edhe ajo e ekspertit të protokollit, Tomorr Avdiu.

Avdiu, ka thënë se ky veprim i Osmanit, pra prezenca vetëm e vajzave dhe burrit të saj, është shkelje e ligjit dhe protokollit.

Eksperti i protokollit po ashtu ka thënë se në rastet kur fëmijët marrin pjesë, duhet të marrin pjesë edhe fëmijë të tjerë e jo vetëm ata të presidentes.

“Në rastet kur fëmijët marrin pjesë, duhet të marrin pjesë disa fëmijë dhe jo vetëm ata të zonjës së parë të shtetit, pra në mesin e disa fëmijëve mund të kenë qenë edhe vajzat e presidentes Osmani, në këtë rast ajo do ishte në përputhje me rregullat, të cilat mban protokolli dhe ligji i shtetit. Ceremonitë duhet të bëhet në përputhje me protokollin dhe ligjin për presidencën dhe nuk mund të bëhen tërësisht një ceremoni familjare, pasi nuk e lejon ligji”, ka thënë Avdiu.

Por, kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa ka qenë pjesë e një ceremonie presidenciale ku është nderuar.

Kjo për shkak se këngëtarja, është dekuruar edhe më herët, më saktësisht në vitin 2016 nga presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi, i cili Dua Lipës i ka dhënë Medaljen Presidenciale të Meritave.

Megjithatë, ajo çfarë bie në sy është se, ceremonia e organizuar nga Thaçi, nuk përbente asnjë shkelje protokollare ose ligjore si ajo e Osmanit.

Në kohën e presidentit Thaçi, shihet që pjesë e ceremonisë nuk kanë qenë pjesë familjarët e tij, por vetëm ai si president. /Lajmi.net/