Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Thyen rregullat e vetizolimit, modelja paraqitet me të brendshme para floktarit

13:17 | 23 Maj 2020

Modelja e njohur kritikohet për paraqitjen me të brendshme para floktarit

Heidi Klum ka thyer rregullat e vetizolimit për të ngjyrosur flokët nga një floktar, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Ajo i ka lënë fansat të tërbuar pasi theu rregullat e bllokimit për të ngjyrosur flokët.

Në fillim, 46-vjeçarja mori vëmendjen në Instagram teksa pozoi në një palë të brendshme gjatë takimit në ‘distancë’ me Lorenzo Martin.

Heidi vendosi një maskë në fytyrë me print leopardi, kurse theksoi figurën trupore në sytjena të zeza dhe të brendshme të kombinuara me to.

Pas masave paraprake të supermodeles gjermane, floktari jo vetëm që mbante maskë, por kishte vendosur një ombrellë para trupit për të mbajtur distancën.

Sipër fotografive ajo ka shkruar “Ne gjetëm një mënyrë. Pikat kryesore të distancës sociale”.

Megjithëse Heidi besonte se kishte zbuluar një mënyrë për t’i bërë flokët, ndjekësit e saj ishin të zemëruar dhe i komentonin: “a është kjo shaka?”

Ndërsa një tjetër ndjekës shkroi: “Jam vërtet i zhgënjyer kur e shoh këtë”.

Komentuesi tjetër i ka shkruar: “Me të vërtetë !!! Ju në të vërtetë nuk mund të prisni?”

Javën e kaluar, zyrtarët kalifornian njoftuan për një listë të dyqaneve dhe bizneseve që mund të fillojnë të rihapen me rregulla që synojnë të parandalojnë përhapjen e koronavirusit, por sallonet e flokëve dhe thonjve nuk ishin në të.

Sidoqoftë, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, sugjeroi që sallonet e flokëve mund të lejohen të hapen në disa pjesë të shtetit muajin tjetër, sipas LA Times. /Lajmi.net/