Thomas Bach e mbajti premtimin, ia dorëzoi medaljen Majlindës (FOTO)

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka mbajtur premtimin.

Sport

08/08/2016 00:09

Bach që kishte vizituar Kosovën në prill të vitit 2015, pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, kishte bërë një premtim në Prishtinë.

Gjermani i lumtur me pranimin e Kosovës, pati premtuar se nëse Kosova fiton medalje të artë në Brazil, vetë do t’ia dhurojë atë, shkruan Lajmi.net.

Dhe,  pas fitimit të medaljes së artë nga Majlinda në Rio, Bach mbajti premtimin, duke ia dhuruar heroinës tonë medaljen, duke ia thënë edhe disa fjalë, që bën me lot Majlindën.

bashkkk emememem