Thohir: Ky do të jetë trajner i Interit në sezonin e ri

Pronari i Interit, Erick Thohir ka konfirmuar se Roberto Mancini do të jetë në postin e trajnerit edhe për sezonin e ardhshëm.

Sport

13/01/2016 13:10

Roberto Mancini nuk do të largohet nga Inter.

Pronari i klubit, Erick Thohir ka konfirmuar se Mancini do të jetë trajner i ekipit edhe në sezonin e ardhshëm.

“Është një trajner i mirë”, deklaroi Thohir për të përditshmen sportive italiane “Gazetta dello Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

“Andaj, ai do të mbetet trajner i Interit edhe gjatë sezonit të ardhshëm”, u shpreh ai.