Thohir konfirmon Mazzarrin me sms

Pronari i Interit, Erick Thohir ka konfirmuar trajnerin Walter Mazzarri pas spekulimeve të fundit se ai rrezikon të shkarkohet pas serisë së rezultateve negative në Serie A. Mirëpo, biznesmeni nga Indonezia ka shfaqur mbështetjen e tij për strategun italian, nëpërmjet një sms-i të dërguar nga Xhakarta. “Vazhdojmë përpara së bashku duke programuar sezonin e ri…

Sport

04/04/2014 12:15

Pronari i Interit, Erick Thohir ka konfirmuar trajnerin Walter Mazzarri pas spekulimeve të fundit se ai rrezikon të shkarkohet pas serisë së rezultateve negative në Serie A.

Mirëpo, biznesmeni nga Indonezia ka shfaqur mbështetjen e tij për strategun italian, nëpërmjet një sms-i të dërguar nga Xhakarta.

“Vazhdojmë përpara së bashku duke programuar sezonin e ri duke marr parasysh se me gjendjen aktuale do të shkojmë në Europa League”, shkruante në porosinë e dërguar nga Thohir, të publikuar nga e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Mazzarri ishte në dyshim pas serisë së rezultateve të dobëta të Nerazzurrëve që të hënën barazuan 2:2 në udhëtim te Livorno edhe pse ishin në epërsi 2:0 pas pjesës së parë.

Inter është në pozitën e pestë me 49 pikë.