‘Thirrjet e Nënave’, distancohen nga dhuna në protestë
Organizata `Thirrjet e Nënave` nga Gjakova, është distancuar nga veprimet e dhunshme në protestë e së shtunës, ku u thyen xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, u demolua një lokal afarist në sheshin “Nënë Tereza”.

Lajme
Kryetarja e shoqatës ‘Thirrjet e Nënave’, Nysrete Kumnova tha për Radio Kosovën, se kjo organizatë nuk ka të bëjë me sjelljet e dhunshme që ndodhën në fund të protestës.
“Nënat e Gjakovës ndihen të prekura dhe të ofenduara për shkak të atyre sjelljeve ekcesive, ku u sulmua ndërtesa e Qeverisë” tha Kumnova.