Thiago Silva zgjedh klubin e ri (FOTO)
Thiago Silva është i gatshëm të rikthehet në Serie A.

Merkato
Juventus është në pritje të një përforcimi të madh.
Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain është i gatshëm të transferohet në Torino, raporton e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”.
Silva ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me kampionin e Ligue 1.
Dhe, Juventus ka reaguar shpejtë duke i ofruar pagë me vlerë prej 6 milionë euro për transferim në Serie A, përcjell “Lajmi.net”.
Braziliani ka përvojë nga futbolli italian ku luajti me sukses për Milanin.