Thiago Silva ia kujton Messit ndeshjen kundër PSG-së

Thiago Silva thotë se është e natyrshme që Lionel Messi të jetë i frustruar me gjyqtarës pas humbjes, duke thënë se edhe Paris Saint-Germain kishte ndjenja të ngjashme në humbjen ndaj Barcelonës në vitin 2017.

Sport

08/07/2019 16:51

Ylli i Barcelonës e përshkroi gjykimin në Kupën e Amerikës si skandal, dhe sugjeroi se ekipi i tij ishte viktimë e “korrupsionit” pasi mori një karton të kuq të diskutueshëm në ndeshjen ndaj Kilit, gjë që çoi në një kundërshtim të fortë nga CONMEBOL, që i përshkruan komentet e tij si “të papranueshm” dhe “të pabazuara”.

“Ndoshta po paguaj për atë që thashë herën e fundit”, u shpreh 32-vjeçari, transmeton lajmi.net.

Por mbrojtësi i Brazilit, Silva, duke iu përgjigjur komenteve, tha se Messi kishte përfituar nga vendime të tilla në fitoren e pabesueshme 6-1 në Ligën e Kampionëve të Barcelonës kundër PSG dy vjet më parë.

“Kjo është e vështirë për t’u komentuar nga ne”, tha ai pas fitores 3-1 të Brazilit ndaj Peru. “Ndonjëherë në humbje, përpiqemi të përqendrohemi te njerëzit e tjerë”.

“Mendoj se ai nuk e ka thënë këtë gjë, por jemi të trishtuar, sepse në ndeshjen që humbëm 6-1 ndaj Barcelonës, ai ishte me gjyqtarin, i cili, sipas mendimit tim, ishte qesharak”.

“Por nuk kemi dhënë një deklaratë se gjyqtari ishte në favor të Barcelonës. Mendoj se duhet të tregoni respekt”, deklaroi ai.