Thiago Silva i mbetet besnik PSG’së
Mbrojtësi i Paris-Saint Germainit, Thiago Silva e ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në klub, përkundër spekulimeve që e qonin larg kryeqytetit francez. Paraqitjet impresionuese të futbollistit brazilian e zgjuan interesimin e disa klubeve, por ish futbollisti i Milanit i ka idetë e qarta. Ai planifikon ta respektojë kontratën, e cila i skadon…
Sport
Mbrojtësi i Paris-Saint Germainit, Thiago Silva e ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në klub, përkundër spekulimeve që e qonin larg kryeqytetit francez.
Paraqitjet impresionuese të futbollistit brazilian e zgjuan interesimin e disa klubeve, por ish futbollisti i Milanit i ka idetë e qarta. Ai planifikon ta respektojë kontratën, e cila i skadon në vitin 2018.
“Ndihem mirë, ndihem i nderuar për ato që fliten për mua”, deklaroi Silva për të përditshmen spanjolle Marca.
“Jam i lumtur, pasi puna ime është duke u vlerësuar. Sidoqoftë, jam i lumtur në Paris dhe shpresoj të rri këtu deri në fund të kontratës”, vazhdoi ai.
PSG e demoloi Bayer Leverkusenin në ndeshjen e parë të së tetës së finales, duke fituar 4:9 dhe është në rrugë të mirë për të shkuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Por, kjo nuk i mjafton Silvës.
“Nëse vazhdojmë duke luajtur kështu, kemi mundësi të mira për ta fituar trofeun e Championsit”, përfundoi Silva.