Thërret Hummels, përgjigjet Abate
Italia dhe Gjermania barazuan 1:1 në San Siro, në ndeshjen miqësore ndërkombëtare. Skuadrat zhvilluan një lojë mjaft interesante dhe me ritëm të lartë që në fund nuk solli fitues, por së paku të pranishmit u ndanë të kënaqur pasi ishin dëshmitar të një spektakli mes dy skuadrave që janë në mesin e favoritëve për të…

Sport
Italia dhe Gjermania barazuan 1:1 në San Siro, në ndeshjen miqësore ndërkombëtare.
Skuadrat zhvilluan një lojë mjaft interesante dhe me ritëm të lartë që në fund nuk solli fitues, por së paku të pranishmit u ndanë të kënaqur pasi ishin dëshmitar të një spektakli mes dy skuadrave që janë në mesin e favoritëve për të triumfuar në Kampionatin botëror 2014.
Gjermania kaloi herët në epërsi në minutën e 8-të me golin e mbrojtësit Mats Hummels.
Por, Italia u përgjigj pak para se të kompletohej gjysmë ore lojë, kur Ignazio Abate barazoi rezultatin duke mposhtur portierin Manuel Neuer pas një kombinimi të bukur me mbrojtësin Leonardo Bonucci.
Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat patën raste të mira për shënim, kurse mysafirët në dy raste qëlluan kornizën e portës, por nuk pati fitues.