Thërret De Biasi, Januzaj nuk përgjigjet

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka bërë të ditur se të gjitha përpjekjet e tij të deritashme për të kontaktuar me yllin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj dhe diskutuar rreth gatishmërisë së tij për inkuadrim në ekipin kuqezi nuk kanë pasur sukses. “Kam lexuar me kënaqësi lajmin për dërgimin e një letre nga një…

Sport

03/11/2013 12:58

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka bërë të ditur se të gjitha përpjekjet e tij të deritashme për të kontaktuar me yllin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj dhe diskutuar rreth gatishmërisë së tij për inkuadrim në ekipin kuqezi nuk kanë pasur sukses.

“Kam lexuar me kënaqësi lajmin për dërgimin e një letre nga një zëvendës Kryeministër i Kosovës tek Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për përpjekjet për angazhimin e talentit Adnan Januzaj në fanellën kuqezi”, shkroi De Biasi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

“Të hënën i kam shkruar drejtpërdrejtë babait të futbollit duke i kërkuar një takim, mesazhin në celular ia kam dërguar në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe frëngjisht. Kam kërkuar nëse mund ta takoj atë dhe babain e tij për ta diskutuar mundësinë e përfshirjes së Adnanit në shtetin nga origjina e tij. Të mërkurën kam provuar ta thërras por pa sukses”, shtoi strategu italian.

De Biasi ka sqaruar se deri më tani ka dështuar në përpjekjet e tij për të kontaktuar me Januzajn, por nuk është dorëzuar ende.

“Deri më tani nuk kam arritur ta kem takimin e dëshiruar por shpresoj që së shpejti të takohemi, sidomos tani kur në çështje ka ndërhyrë edhe Kryeministri ynë. Qdo përpjekje e bërë është me qëllim të mirë për ekipin tonë dhe do të mirëpritet nga unë dhe gjithë tifozët që e duan një Shqipëri gjithnjë e më fortë”, përfundoi De Biasi.