Thërret 33 herë IKSHP-në dhe askush nuk i lajmërohet, acarohet aktorja kosovare

Aktorja është shprehur e nevrikosur, pasi askush nuk i është lajmëruar në numrin emergjent të IKSHP-së.

ShowBiz

27/10/2020 15:15

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës që prej përhapjes së pandemisë COVID-19, ka vënë në dispozicion një numër emergjent, shkruan lajmi.net.

Në atë numër, qytetarët kanë mundësinë të informohen rreth pandemisë, por ka të atillë që po ankohen se numrin nuk po është në dispozicion kur po provojnë të kontaktojnë.

Një prej tyre është edhe aktorja Aurita Agushi, e cila është ankuar publikisht se ka thirrë 33 herë në numrin “038 20080 800”, por askush nuk iu përgjigj.

”33 herë kam thirr prej mëngjesit në 038 20080800 – Qendra e thirrjeve e IKSHP-së dhe nuk paraqitet shpirt i gjallë. Pirolla ju qoftë!”, ka shkruar aktorja.

Ndryshe, për 24 orët e fundit janë regjistruar 197 raste të reja me COVID-19 dhe tre të vdekur. /Lajmi.net/