Therje me thikë në Pejë, një i ri në gjendje të rëndë
Një person është therur me thikë sonte në qytetin e Pejës.
Lajme
Policia e Kosovës ka treguar se për këtë rast janë njoftuar nga Emergjenca e spitalit.
Driton Rugova, zyrtar për informim në Policinë e Pejës ka treguar se personi i therur tashmë është dërguar në Prishtinë për tu trajtuar në QKUK.
“Pas një përleshje mes të rinjve, një person është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar nga Spitali Rajonal i Pejës për në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Rahir Pajziti në Pejë dhe deri më tani Policia e Kosovës ka arrestuar në person i cili është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:05 minuta”, ka thënë Rugova për lajmi.net.
Për momentin nuk ka të dyshuar të tjerë tha Policia. /Lajmi.net/