Theret një tifoz i Chelseat në Stamboll

Së paku dy tifozë të Chelseat janë sulmuar në Stamboll, në një klub, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Galatasarayt, që do të zhvillohet sonte. Raportohet se njëri tifoz është therë me thikë, ndërsa tjetri është rrahur në lagjen Taksim, edhe pse nuk është mësuar për ndonjë kërkim të tretmanit mjekësor. Besohet se ata…

Sport

26/02/2014 10:47

Së paku dy tifozë të Chelseat janë sulmuar në Stamboll, në një klub, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Galatasarayt, që do të zhvillohet sonte.

Raportohet se njëri tifoz është therë me thikë, ndërsa tjetri është rrahur në lagjen Taksim, edhe pse nuk është mësuar për ndonjë kërkim të tretmanit mjekësor.

Besohet se ata janë sulmuar nga një bandë në një bar të martën, ndërsa njëri prej ‘viktimave’ është qëlluar me thikë në këmbë, njofton Press Association.

Kjo ngjarje ka ndodhur afër vendit kur dy tifozë të Leeds United ishin therur për vdekje, para ndeshjes së UEFA Cup, në vitin 2000.

“Ne po i presim raportimet. Nuk kemi marrë konfirmime për incidentin. Nëse konfirmohet, ne jemi të gatshëm të ofrojmë asistencë”, thonë në zyrën e jashtme britanike në Stamboll.

Megjithatë, fansat e Chelseat kanë thënë se atmosfera në qytetin turk ishte e qetë.