Theret me thikë një polic në veri të Mitrovicës

Një polic serb i Kosovës dhe një qytetar serb në Mitrovicën e veriut janë therur me thikë nga disa persona ende të panjohur.

Lajme

27/11/2015 17:02

Burime të KosovaPress bëjnë të të ditur se polici me emrin Ivan Laketiq, i njohur me nofkën Laki, dhe qytetari i therur po tentonin ta parandalojnë një vjedhje në një shitore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Krajl Petri” në veri të Mitrovicës afër shitores së quajtur “Vrbas.”

Policia është duke e hetuar rastin. /Kp