Theret me thikë një person në Shterpcë, arrestohet i dyshuari

Në fshatin Drajkovc të Shterpcës mbrëmë është arrestuar një person.

Lajme

18/08/2019 13:45

I njëjti në një lokal ka sulmuar fizikisht duke e therë me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar, njofton raporti policor.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/