Theret me thikë një person në Pejë

Një person është therur me thikë të martën në Pejë.

Lajme

15/07/2020 10:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në ora 18:00 në Pejë një person është therur me thikë.

Sipas njoftimit, pas plagëve të marra, viktima është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe Policia e Kosovës këtë rast është duke e trajtuar si vrasje në tentativë. /Lajmi.net/