Theret me thikë një 19 vjeçar në afërsi të shkollës “Shtjefën Gjeqovi”

Sot një 19 vjeçar është therur me thikë në afërsi të shkollës fillore "Shtjefën Gjeqovi" në Prishtinë.

Lajme

09/11/2018 15:32

Ky informacion është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:30 është raportuar rasti Lëndim Trupor ( therje me thikë) në afërsi të shkollës Fillore “Shtjefën Gjeqovi” në Prishtinë”.

“Mbështetur në informatat e para dyshohet se dy grupe  janë përleshur në mes veti me ç’rast viktima një 19 vjeçar ka marrë lëndime në këmbë që dyshohet te jenë shkaktuar nga një mjet I mprehtë”.

“Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, porse janë të njohur për policinë”.

“Policia ka dalë  në vendngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, thuhet në përgjigjen e Borovcit. /Lajmi.net/