Theret me thikë 24-vjeçari nga Firaja e Shtërpcës
Atë e ka therur me thikë një bashkëfshatar i tij 19-vjeçar. Policia e ka arrestuar, kurse me urdhër të prokurorit atij i është caktuar masa e mbajtjes për 48 orë.
Lajme
Ndonëse nuk janë bërë të ditura detaje më të hollësishme lidhur me ngjarjen, mësohet se bëhet fjalë për një 24 –vjeçar nga ky fshat, i cili ka marrë lëndime të shkaktuara nga thika në shpinë nga një bashkëfshatar 19 – vjeçar.
“Mbrëmë rreth orës 21:00, policia në Shtërpcë ka marrë informatën se në Shtëpinë e Shëndetit në këtë qytezë ndodhet një person me plagë në kraharor, të shkaktuar me mjet të mprehtë. Në Shtëpinë e Shëndetit është kontaktuar viktima M. E. (24 vjeç), nga Firaja, dhe policia ka konstatuar se viktima është goditur me thikë nga i dyshuari L. M. (19 vjeç), po ashtu nga fshati Firajë”, ka njoftuar nëpërmjet një komunikate për medie majori Basri Shabani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë së policisë Rajonale në Ferizaj, raporton koha.net.
Viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ai është dërguar për në QKUK, kurse i dyshuari është arrestuar. Me urdhër të prokurorit atij i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë.