Themelohet ‘Premierliga Evropiane’ me skuadrat më të mira nga kontinenti i vjetër?

Liverpool dhe Manchester United janë në mesin e klubeve që aktualisht po negociojnë për të filluar një Premierligë të re evropiane.

Sport

20/10/2020 16:18

Ky lajm ka ardhur si një “bombë” të martën nga Sky Sport, përcjell lajmi.net, që pretendon se dyshja angleze janë në bisedime me palët tjera nga Evropa për të krijuar një ligë që do të konkurronte Ligën e Kampionëve brenda dy viteve të ardhshme.

Turneu do të mbështetet nga FIFA dhe do të përfshijë 18 skuadrat më të mira nga Anglia, Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania.

Sky ka zbuluar se për krijimin e kësaj gare do të ndahen deri në gjashtë miliardë euro.

Ndeshjet do të luhen gjatë sezonit të rregullt evropian dhe një njoftim zyrtar besohet se do të bëhet në fund të tetorit./Lajmi.net/