Thembra magjike e Ronaldos

Cristiano Ronaldo e ka realizuar një gol fantastik dhe të rrallë, në barazimin e Real Madridit ndaj Valencias. Ylli portugez shënoi me thembër në fund të ndeshjes.

Sport

05/05/2014 00:13

Cristiano Ronaldo njihet për golat e veçantë, të cilët i ka realizuar në karrierë. 

Dhe, ylli portugez e konfirmoi këtë edhe në ndeshje me Valencian të dielën mbrëma, duke e realizuar një gol fantastik me thembër, në minutën e fundit të ndeshjes, të cilën madrilenët e barazuan 2:2.

Fatkeqësisht, goli i portugezit nuk çoi shumë peshë, pasi barazimi i duhej më së paku ekipit të Carlo Ancelottit, por ky gol do të kujtohet si njëri prej më të bukurve të sezonit në La Liga.