The Weeknd kryeson top listat amerikane për pesë javë me radhë (Video)
Kënga 'Te Hills' nga The Weeknd po kryeson top listën amerikane Billboard Hot 100 për javën e pestë me radhë.

ShowBiz
Drake me ‘Hotline Bling’ nuk ka arritur të marrë pozitën e parë nga artisti shumë i suksesshëm këtë vit, The Weeknd.
Këngën ‘The Hills’ e kanë ndihmuar shumë të qëndrojë në pozitën e parë edhe remikset nga Eminem dhe Nicki Minaj, transmton lajmi.net.
Megjithatë, ndoshta kjo do të jetë java e fundit që Weeknd kryeson, pasi Drake sot ka lansuar videoklipin e këngës që shumë lehtë mund ta marrë kryesimin.
Weeknd poashtu ka në top dhjetëshe edhe këngën tjetër ‘Can’t feel my face’, ndërsa në top pesëshe këtë javë hyn kënga ‘Stitches’ nga artisti i ri Shawn Mendez.
Këta janë top 10 këngët e javës në Amerikë:
- The Hills – The Weeknd
- Hotline Bling – Drake
- What do you mean – Justin Bieber
- 679 – Fetty Wapp ft. Remy Boyz
- Stitches – Shawn Mendez
- Wildest Dreams – Taylor Swift
- Can’t feel my face – The Weeknd
- Locked Away – R City ft. Adam Levine
- Watch me – Silento
- Good for you – Selena Gomez
