‘The Truman Show’ do të bëhet TV Show nga Paramount

Filmi i famshëm i vitit 1998 me Jim Carrey ‘The Truman Show’ tani do të kthehet ne ekran të vogël, pasi studio Paramount ka marrë vendim ta bëjë edhe seri televizive.

ShowBiz

11/04/2014 12:04

Janë bërë 16 vjet që kur filmi ‘The Truman Show’ me protagonist Jim Carrey ka pasur premierën në kinema.

Filmi shumë i suksesshëm flet për një neri i cili nuk ishte në dijeni se ai po jetonte në një reality show,i izoluar në një qytet të vetin dhe jeta e tij po përcillej nga miliona shikues mbarë botën, që kur ai ka lindur.

Dhe tani kompani Paramount i ka disa ide dhe skenare që këtë film ta bëjë edhe program televiziv dhe shumë janë të bindur se seria do të ketë sukses të madh.