‘The Rock’ lëndohet në palestër, shfaqet i përgjakur në videon e fundit
Dwayne Johnson është lënduar gjatë ushtrimeve në palestër.

ShowBiz
Dwayne Jonson është një prej emrave që kujdeset shumë për fizikun, për të cilin edhe komentohet shumë, shkruan lajmi.net.
Së fundi, aktori ka pësuar një lëndim në fytyrë, teksa po ushtrohej në palestër, kurse shqetësoi fansat ku u shfaq i përgjakur.
Ai lëndoi fytyrën si pasojë e zinxhirëve të rëndë prej metali, ndërsa këtë e tregoi përmes një videoje në Instagram.
“Mirë, shiko. Ndonjëherë, shumë shpesh, gjërat bëhen intensive këtu në parajsën e hekurt, por nuk po luajmë tezesh dhe as nuk po këndojmë këngë fëmijësh. Kjo është mirë. Kjo është vërtet mirë”, shkroi ndër të tjera aktori.
Me këtë, Johnson u tha ndjekësve që të mos i ndalojnë stërvitjet si dhe uroi të gjithë të kenë një javë produktive. /Lajmi.net/