“The New York Times” reportazh për 10 vjetorin e Pavarësisë
Gazeta amerikane “The New York Times”, për dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka dalë me një reportazh të përgatitur nga fotografi, Andrew Tesa, i cili ishte gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Lajme
Në këtë reportazh thuhet se edhe pse kanë kaluar 10 vjet që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia, pavarësia Kosovës i ka sjellë një sërë problemesh të reja.
Tesa, në rrëfimin e tij për dekadën e pavarësisë së Kosovës, kujton kohën e regjimit serb, fshatrat e djegur, njerëz të zhvendosur, pikat e kontrollit nga regjimi, refugjatët dhe gjithë konfliktin e tmerrshëm të luftës, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, tani gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, fotografi amerikan thotë se është goditur nga zhgënjimi i kosovarëve. “Njerëzit dukeshin të rënduar nga dorëheqja, si dhe zhgënjimi i përhapur nga korrupsion i perceptuar”.
“Betohem për Perëndinë, nëse nuk do të ishin të gjithë ata që kanë dhënë jetën e tyre për këtë vend, do të thosha të kthehemi në kohën si ishte më parë”, i ka thënë një qytetar i Kosovës, Tesas. “Patëm një jetë më të mirë atëherë; kemi pasur më shumë mundësi”, i ishte shprehur qytetari anonim, fotografit amerikan (shkrimi i plotë KËTU).
Më pas, nuk lehet pa u përmendur as vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviqit, i cili u vra nga Mitrovicën e veriut.
“Mitrovica mbetet një qytet i ngrirë dhe i ndarë. Frika infuzionon pjesën serbe. Një banor e përshkroi policinë si lule, për zbukurim”, thuhet më tej aty.
Megjithëkëtë reportazhi flet edhe për personat e zhdukur, “Sipas një raporti të vitit 2017 nga Komiteti Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur , gjatë luftës u zhdukën 4,500 njerëz – më shumë se 1,600 prej tyre mbeten të zhdukur”.
“Në Gjakovë kam vizituar dy gra, Nusrete Kumnova dhe Ferdonije Qerkezi. Gjatë luftës, djali i vetëm i zonjës Kumnova u mor dhe u zhduk. Zonja Qerkezi humbi burrin dhe katër djem”, rrëfen ai.
Përkundër të metave të shumta që thuhen në reportazh janë përmendur edhe disa gjëra të mira, janë artistët e lindur në Kosovë si Rita Ora, Dua Lipa dhe Era Istrefi që kanë pushtuar listat e muzikës ndërkombëtare.
“Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova është njohur nga vetëm 111 nga 193 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Çështje thelbësore, Rusia, Kina, Serbia dhe pesë vendet e Bashkimit Evropian nuk e njohin atë”, thuhet më tej aty.
Në vazhdim gjatë reportazhit thuhet se Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë pa liberalizimin e vizave, që do të thotë se është pothuajse e pamundur që njerëzit e saj të udhëtojnë. Kosova gjithashtu ka popullsinë më të re në Evropë, sipas Bankës Botërore – 70 për qind e popullsisë së saj janë nën 35 vjeç.
E krejt në fund fotografi Tesa parashtron një pyetje: Duke ecur drejt Maqedonisë, kalova nga autostrada e re që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe nuk mund të mos pyesja: Nëse kryeministri vetë nuk mund të udhëtojë, çfarë do të thotë kjo për pjesën tjetër të kosovarëve?
Të prishur nga paga e luftës, papunësia, ekonomia e ndenjur dhe nga pamundësia për të udhëtuar, ku do t’i qojnë të gjitha këto autostrada të ndritshme e të shndritshme? /Lajmi.net/