‘The Last Dance’ – gënjeshtra e radhës e Michael Jordan për Isaiah Thomas dhe Pistons

Në një intervistë të vitit 2011, Michael Jordan deklaroi në mënyrë të qartë se nuk e donte Isiah Thomas në 'Ekipin e Ëndrrave' të vitit 1992, një deklaratë e cila është tërhequr në dokumentarin e karrierës së tij 'The Last Dance'.

Sport

27/05/2020 09:42

Kjo nuk është e vetmja herë kur MJ thotë atë që është më e përshtatshme për të.

Michael Jordan – duke treguar karrierën e tij të gjatë dhe rivalët e tij të panumërt – përfundoi duke kundërshtuar veten qartë kur ai flet për Isiah Thomas dhe Detroit Pistons.

Përveç që kësaj radhe ka prova.

Në një audio të vjetër nga një intervistë me gazetarin Jack McCallum më 2011 (autori i podcast “The Dream Team Tapes”), Jordan shprehet në mënyrë të qartë se: “Kur Rod Thorn [kreu i ekipit kombëtar të SHBA] më zgjodhi në draft, ai më thirri dhe unë i thashë: ‘Nëse Isiah Thomas është atje, unë nuk do të luaj’. Dhe Ron më siguroi: “Chuck [Daly] gjithashtu nuk e dëshiron Isiah, kështu që ai nuk do të jetë pjesë e ekipit”.

Një deklaratë krejt ndryshe nga ajo që është thënë në dokumentarin e Netflix, i cili tregon për karrierën e njëri nga basketbollistët më të mirë në NBA – por që duket se e gjitha është bërë për të ngritur madhështinë e tij, duke i përulur rivalët apo edhe shokët e ekipit.

Në ‘The Last Dance’, Jordan shprehet se nuk e përmend emrin e Isaiah Thomas dhe nuk e di për cilin basketbollist bëhet fjalë kur flet me Rod Thorn, i cili i tregon se Isaiah nuk do të zgjedhet në ‘Ekipin e Ëndrrave’.

Gënjeshtra me Detroit Pistons 

Në vitin 1991, Bulls në krye me Jordan mposhtën në seri 4-0 në finale Detroit Pistons.

Në një intervistë me NBA TV vite më herët, MJ shprehet se nuk ishte asgjë personale midis dyja ekipeve – por që në dokumentarin ‘The Last Dance’ tregohet ndryshe.

Aty vërehet qartë se të dyja ekipet kishin arsyeja personale mes tyre dhe jo ajo që kishte thënë Jordan më herët.

Natyrisht me kalimin e viteve diçka duhet të ketë ndryshuar, ose thjesht MJ jo gjithmonë e ka thënë atë që mendon vërtet, por ajo që i përshtatet më së miri për të treguar pjesën e tij të karrierës. /Lajmi.net/