The Independent: Derisa Donald Trump ndërton mure, Mitrovica po i shemb

13:07 | 6 Shkurt 2017

Gazeta e njohur britanike “The Independent” ka shkruar një artikull ku bën krahasim mes murit të shumëpërfolur që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka ndërmend ta ndërtojë në kufi me Meksikën dhe murit ilegal që të dielën u rrënua në Mitrovicën Veriore.

Gazeta citon edhe kryeministrin Isa Mustafa dhe shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova në deklarimet e tyre për shembjen e murit.

“Një mur betoni në Mitrovicë, qytetin verior të Kosovës, që ka provokuar tensione mes Kosovës dhe fqinjit të saj Serbisë është rrëzuar, pas një marrëveshje në mes të Qeverisë dhe komunitetit minoritet serb në Kosovë, lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada Amerikane në Kosovë”, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu në artikull shkruan se kohëve të fundit u ndezën tensionet në mes të Kosovës e Serbisë pasi që një tren me mesazhe provokuese për shtetin e ri tentoi të futej në Kosovë ilegalisht, njofton Klan Kosova.