The Guardian: Si u bë Shkupi kryeqyteti i ri evropian i Kiçit
Gjendja e Maqedonisë edhe njëherë bëhet temë trajtimi e mediave më të famshme botërore. Kësaj radhe The Guardian ka shkruar një shkrim për Shkupin duke vënë theks në ndryshimin drastik të planit urbanistik të këtij qyteti si dhe anashkalimin e historisë së shqiptare dhe myslimane, transmeton Lajmpress.
Lajme
Pamja e re neo-klasike cilësohet nga The Guardian si përçarëse dhe e shtrenjtë, për shijen as që bëhet fjalë. Por një gjë është e sigurt: ka bërë kryeqytetin e Maqedonisë spektakël të çuditshëm dhe impresiv.
Ec rreth lumit drejt qendrës së qytetit dhe do ta gjesh veten në mes të një ambienti shkëlqyes me ndërtesa neo-klasike (barok), me kolona zbukuruese dhe figura të vendosura në kulme. Këto ndërtesa para 5 viteve nuk ndodheshin atje, shkruan The Guardian.
Gazeta prestigjioze më tej shkruan se urat janë të mbushura me përmendore të heronjve, shkrimtarëve, artistëve maqedonas.
Tani projekti pothuajse i përfunduar, i njohur si “Skopje 2014” (duhej të mbaronte vitin e kaluar), është aq sa intrigues dhe ndoshta aq përçarës siç ishte edhe kur u prezantua në fillim.
Projekti ka pasur dy qëllime kryesorë: të ngreh më shumë vizitorë dhe të rivendosë aspektet e historisë së vendit nga Greqia, duke apeluar patriotizëm tek shumë maqedonas.
Projekti ka kushtuar diku rreth 200-500 milion euro dhe ka rezultuar në ndryshim të tërësishëm të pamjes së Shkupit.
“Është qytet shumë pa shije, por po sjellë vizitorë,” thotë Oliver Stefanovski, menaxheri i Unity Hostel.
Ky projekt shkruan Guardian, është kontrovers për shkak se injoron rolin e shqiptarëve myslimanë në historinë e vendit./Lajmpress