“The Guardian”: Shqiptarët, viktimat më të mëdha të trafikimit në Britani

Në bazë të një raporti të cilin e ka publikuar "The Guardian" ka dalë se shumica e viktimave të trafikimit në Britaninë e Madhe janë të kombësisë shqiptare.

Lajme

10/08/2015 20:17

Aty shkruan për një rast të disa viktimave të trafikimit të disa të rinjve nga Lituania, të cilët kanë punuar në kushte shumë të vështira në një fermë të pulave, madje edhe kushtet tjera të jetesës që bënin ishin të tmerrshme sipas asaj çka të rinj kanë thënë.

Policia britanike shkruan që është vënë në ndjekje të rasteve të tilla dhe parandalimin e kësaj dukurie, transmeton Klan Kosova.

Në fund janë mbledhur të dhëna për viktimat e trafikimit, kurse në krye të listës qëndrojnë shqiptarët me numër të madh në krahasim nga vendet tjera si Nigeria, Vietnami, Rumania e vende të tjera.