The Guardian përul Shaqirin

E përditshmja britanike The Guardian vendosi të bëjë shaka me yllin kosovar Xherdan Shaqiri derisa publikoi lajmin për interesimin e Arsenalit për shërbimet e mesfushorit të Bayern Munichut. Reprezentuesi zviceran nuk është titullar te skuadra e Pep Guardiolës por kjo thuhet se nuk e ka parandaluar gjigantin londinez – aktualisht lider në Premierligë – të…

Sport

04/10/2013 14:30

E përditshmja britanike The Guardian vendosi të bëjë shaka me yllin kosovar Xherdan Shaqiri derisa publikoi lajmin për interesimin e Arsenalit për shërbimet e mesfushorit të Bayern Munichut.

Reprezentuesi zviceran nuk është titullar te skuadra e Pep Guardiolës por kjo thuhet se nuk e ka parandaluar gjigantin londinez – aktualisht lider në Premierligë – të bëjë gati një ofertë prej 15 milionë funtesh për Shaqirin, të cilën planifikon ta paraqet pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Kurse, The Guardian e pasqyroi këtë lajm me përshkrimin: “Nuk arritëm të gjejmë një fotografi të re të Xherdan Shaqirit, andaj ja ku është një lopë nga Aplet zvicerane”.

The Guardian duket se nuk ka kërkuar mirë pasi Shaqiri luajti së fundmi në mesjavë duke u inkuadruar si rezervist në fitoren e Bayern Munichut ndaj Manchester Cityt 3-1 në Ligën e Kampionëve të mërkurën.