The Guardian: Anglia duhet t’ia ketë frikën Vedat Muriqit e Bersant Celinës

Forma e shkëlqyeshme që po kalon Kombëtarja e Kosovës ka tërhequr edhe vëmendjen e medieve më prestigjioze angleze.

Sport

05/09/2019 12:33

Në një shkrim për “10 Gjërat Të Cilave Duhet T’ju Kushtoni Vëmendje”, The Guardian përmend Kosovën e cila do të takohet me Anglinë të martën, me fillim nga ora 20:45 para se tre ditë më herë do ta zhvillojë ndeshjen me Republikën Çeke në Prishtinë.

E përditshmja angleze shkruan se ‘Tre Luanët’ nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë ‘Dardanëve’, pavarësisht se këta të fundit kanë mungesa të shumta, transmeton lajmi.net.

Emri i Vedat Muriqit dhe Bersant Celinës lakohen si më të rrezikshmit për mbrojtjen e ekipit të Southgate.

Kosova pa yjet para ndeshjes me Anglinë

Suksesi i Kosovës është treguar shumë mirë tashmë dhe ajo do ta vizitojë stadiumin St Mary’s të martën e ardhshme me një ecuri prej 14 ndeshjeve pa humbje, përfshirë një fitore që mori vëmendje kundër Bullgarisë në ndeshjen e fundit.

Ajo është skuadra më e re kombëtare në Evropë, dhe këto ditë, seriozisht vdekjeprurëse dhe kushdo që mendon se Anglia do ta ketë të lehtë duhet të mendojë dy herë, por sa keq që ajo vjen pa dy kërcënimet më të mëdha.

Milot Rashica dhe Arbër Zeneli janë dy prej anësorëve më tërheqës për momentin, por të dytë të lënduar. Mungesa e tyre ia zbeh shanset për t’u kualifikuar në Euro 2020, me Benjamin Kolollin, Hekuran Kryeziun dhe Herolind Shalën që do të mungojnë gjithashtu.

Por, Kosova ka tjerë lojtarë që përbëjnë kërcënim, siç është sulmuesi i Fenerbahce, Vedat Muriqi, dhe Bersant Celina i Swansea City. Prandaj, nëse Kosova del nga ndeshja e së shtunës kundër Republikës së Çekisë e pa dëmtuar, mbase do të tronditë në Southampton të martën. /Lajmi.net/