The Express: Arsenali duket se po punon për katër nënshkrime të reja dhe pesë largime

Arsenali duket se është duke punuar për t’i siguruar edhe katër nënshkrime të reja dhe për t’i larguar pesë lojtarë. Kështu të paktën raporton The Express, sipas të cilëve kjo verë do të vijojë të jetë e ngarkuar për londinezët, ashtu siç ka qenë deri më tani, në aspektin e transferimeve. Vetë tekniku u topçinjve,…

Sport

19/08/2022 08:24

Arsenali duket se është duke punuar për t’i siguruar edhe katër nënshkrime të reja dhe për t’i larguar pesë lojtarë.

Kështu të paktën raporton The Express, sipas të cilëve kjo verë do të vijojë të jetë e ngarkuar për londinezët, ashtu siç ka qenë deri më tani, në aspektin e transferimeve.

Vetë tekniku u topçinjve, Mikel Arteta, javë më parë deklaroi se skuadra nuk është akoma e kompletuar, për çka duhen shtuar edhe transferime të tjera.

Njëri ndër emrat më të përfolur se ardhje potenciale është belgu i Leicester Cityt, Youri Tielemans. /Lajmi.net/