“The Best”, ja votat nga Panucci dhe Berisha

Christian Panucci ka preferuar t’i japë 5 pikë fituesit të këtij çmimi, kroatit Luka Modric.

Sport

25/09/2018 09:59

Zbulohen votat e trajnerit dhe kapitenit të Shipërisë për çmimet “The Best” të FIFA-s.

Kështu, Christian Panucci ka preferuar t’i japë 5 pikë fituesit të këtij çmimi, kroatit Luka Modric, 3 pikë Cristiano Ronaldos dhe vetëm 1 pikë Eden Hazardit.

Si kapiten kuqezi (shiriti i kapitenit është mbajtur nga disa lojtarë në ndeshjet e fundit, në bazë të numrit të ndeshjeve me Kombëtaren), në fakt, ka votuar Etrit Berisha, portieri i Atalantës, duke i dhënë 5 pikë Lionel Messit, 3 pikë sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah dhe vetëm 1 pikë Lionel Messit.

Ndërsa si trajnerin më të mirë Panucci ka vlerësuar kroatin Zlatko Dalic me 5 pikë, Didier Deshamp në vendin e dytë me 3 pikë dhe Zinedine Zidane me vetëm një pikë, transmeton “SS”.

Ndërsa, Berisha, këtë herë në rolin e kapitenit, ka zgjedhur të vlerësojë me 5 pikë trajnerin Jurgen Klop, me 3 pikë Pep Guardiolën, dhe me vetëm 1 pikë Didier Deshamp.