Thaqi qetëson tifozët e Ballkanit, flet për të ardhmen e tij

Futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi në një intervistë për lajmi.net ka folur edhe për të ardhmen e tij. Thaqi ka kontratë me klubin suharekas deri në fund të edicionit të ardhshëm dhe ka thënë se do ta respektojë atë. “Unë me Ballkanin kam kontratë edhe një sezon. Normalisht për gara vendore do ta respektojë kontratën.…

Sport

31/05/2023 11:50

Futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi në një intervistë për lajmi.net ka folur edhe për të ardhmen e tij.

Thaqi ka kontratë me klubin suharekas deri në fund të edicionit të ardhshëm dhe ka thënë se do ta respektojë atë.

“Unë me Ballkanin kam kontratë edhe një sezon. Normalisht për gara vendore do ta respektojë kontratën. Nuk kemi arsye për të ndryshuar klubin në gara vendore. Jemi kampion. Jemi ekip shumë e fortë. Ndërsa, nëse vie ndonjë ofertë nga ndonjë ligë më lartë secili futbollist dëshiron të provojë hapa të tjerë” – tha Thaqi për lajmi.net.

Thaqi pak ditë më parë arriti të stolisej me titullin e dytë me radhë të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll me “portokallezinjtë”.

Deklaratën e plotë të Armend Thaqit mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/