Thaqi me fat që luan në gara evropiane: Ka pas gjenerata që kanë lujtë në “lloçin tonë” dhe s’e kanë arritur këtë

Një nga futbollistët më të mirë të Ballkanit, Armend Thaqi në një intervistë për lajmi.net ka folur edhe për garat evropiane. Ballkani e fitoi titullin e dytë me radhë në Superligën e Kosovës në futboll dhe kësisoj do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. “Portokallezinjtë” një vit më parë shkruan historinë duke arritur…

Sport

30/05/2023 14:30

Një nga futbollistët më të mirë të Ballkanit, Armend Thaqi në një intervistë për lajmi.net ka folur edhe për garat evropiane.

Ballkani e fitoi titullin e dytë me radhë në Superligën e Kosovës në futboll dhe kësisoj do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

“Portokallezinjtë” një vit më parë shkruan historinë duke arritur grupet e Ligës së Konferencës.

Mbrojtësi i krahut është shprehur me fat që luan në garat evropiane, pasi sipas tij, ka pasur gjenerata më parë që nuk e kanë shijuar këtë sukses.

Ai shtoi më tej se do të jetë e vështirë suksesi i njëjtë sikur në edicionin e kaluar në Evropë.

Deklaratën e plotë të Armend Thaqit mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/