Thaçit i ofrohet mbrojtje nga një grup i avokatëve nga Zvicra

Avokati, Sali Bislimi, ka treguar se e ka vizituar ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Lajme

08/06/2022 17:51

Bislimi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Thaçi ka pranuar në parim propozimin e tij që të organizoj një ekip të avokatëve zviceranë, për ta ndihmuar ish-liderin e UÇK-së, shkruan lajmi.net.

“Sapo dola nga vizita qe i bera Presidentit Hashim Thaçi ne Hage.Presidenti Hashim Thaçi pranon ne parim propozimin tim  nepermjet zyres time ligjore First-Consulting.ch qe te organizoj ekipen e Avokateve Zvicran per ta ndihmuar si vlere e shtuar bashke me avokatet tjere qe ka”, ka thënë pos tjerash Bislimi.

Tutje, ai ka shtuar Thaçi, të cilit Bislimi i referohet si “themelues i shtetit” meriton mbështetje, gjë e cila edhe do të gjendet tek diaspora shqiptare ne Zvicër dhe ajo ne Gjermani.

Postimi i tij i plotë:

Sapo dola nga vizita qe i bera Presidentit Hashim Thaçi ne Hage.

Presidenti Hashim Thaçi pranon ne parim propozimin tim  nepermjet zyres time ligjore First-Consulting.ch qe te organizoj ekipen e Avokateve Zvicran per ta ndihmuar si vlere e shtuar bashke me avokatet tjere qe ka !

Roli tij historik per Kosoven e ka ba te forte , ka marshuar dhe vrapuar mbi token e minuar nga serbet per ti sjelle lirine Kosoves dhe zoti e ka rujt mos te kishte fatin tragjik.

Ky themelues  i shtetit te Kosoves ,meriton mbeshtetje, dhe do e gjejm pa dyshim tek diaspora Shqiptare ne Zvicer dhe ajo ne Gjermani.

Shqiptaret ne Zvicer dhe ata ne Gjermani qdo here kan qene dhe do mbeten te perkushtuar per ti dhan dinjitetin dhe mireqenjen vendit tone  per ta kaluar me lehte te gjitha sfidat.

I bindur ne pafajsine e tij ,dhe ketij precesi absurd gjyqesor dukej me i forte se asnjhere tjeter.

U befasova kur mësova qe gjykata e hages nuk zbaton te  drejtën themelore për të ushtruar lirinë fetare, e aprovuar nga gjykata evropiane e drejtave dhe lirive te njeriut dhe  e garantuar  në të gjitha kushtetutat e vendeve evropiane.

Nepermjet nje pastori do rrefente me lireshem
gjendjen shpirterore dhe jashte mureve te burgut per padrejtesit qe i bahen !

Takuam edhe Nasim Haradinaj qe i kishte ne vizite Rafet Ramen dhe Ridvan Tahirin ku ndam edhe nje dreke pas vizites qe bem!

Nuk mbahet ne burg presidenti per xhelozi , ne do bejm realitet lirimin e tij !

Me Presidentin!!! /Lajmi.net/