Thaçi zotohet për përqendrim edhe në diplomaci ekonomike
Zëvendëskryeministri e ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka njoftuar përmes Facebookut se është duke e përfunduar vizitën në Shqipëri.
Lajme
Thaçi ka shkruar se ai do të synojë që ta vendosë politikën e jashtme në shërbim të mirëqenies ekonomike të qytetarëve për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
“Në mbyllje të vizitës sime në Tiranë, pata kënaqësinë që të merrja pjesë në një forum me opinion-bërës e studiues të Shqipërisë të organizuar prej Institutit të Studimeve Ndërkombëtare.
Me të pranishmit diskutuam mbi zhvillimet më të fundit në Kosovë si dhe sfidat që e presin vendin në politikën e brendshme dhe të jashtme.
Gjatë bisedës u tregova se përveç vijimit me prioritetet tradicionale të politikës sonë të jashtme sikurse janë Integrimi Euro-Atlantik, dialogu me Serbinë, njohjet ndërkombëtare, diplomacia publike prioriteti i ri kryesor imi do të jetë diplomacia ekonomike.
Kjo do të synojë që ta vendosë politikën e jashtme në shërbim të mirëqenies ekonomike të qytetarëve për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.