Thaçi-Vuçiqit: Nuk mund të barazohen ata që bën gjenocid me ata që u mbrojtën

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçit, me sa duket nuk i ka pëlqyer deklarata e kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ditë më parë, ka propozuar që në konferencën e ardhshme për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, të caktohet një ditë e përbashkët në të cilën ditë, do të përkujtohen viktimat gjatë luftës së Ish-Jugosllavisë.

Lajme

08/08/2015 15:43

Thaçi në një postim në Facebook, tha se nuk mund të ketë relativizim mes atyre që nxitën krimin dhe atyre që u mbrojtën.

“Pretendimi i lidershipit serb për relativizimin dhe rishkrimin e historisë dhe barazimin e atyre që nxitën, organizuan dhe kryen gjenocid me ata që u mbrojtën në vendin e vet nuk është njerëzore dhe nuk i shërben pajtimit. Pajtimi duhet t’i shërbej së ardhmes dhe jo politikës ditore e spektakleve mediale”.