Thaçi viziton familjen Muqolli të Drenasit që gjatë luftës iu vranë 40 anëtarë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sot familjen Muqolli në Poklek të Drenasit.
Lajme
Kësaj familje, gjatë luftës iu vranë dhe masakruan 40 anëtarë, shkruan lajmi.net.
Thaçi ka thënë se gjaku i 54 martirëve të masakrës së Poklekut qëndron në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Në familjen Muqolli në Poklek të Drenasit, së cilës iu vranë dhe masakruan 40 anëtarë më 17 prill 1999. Gjaku i 54 martirëve të masakrës së Poklekut qëndron në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderim dhe respekt i përjetshëm. /Lajmi.net/