Thaçi: Vetëm kur të bëhemi bashkë pozitë e opozitë do të arrijmë suksese

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në dymbëdhjetë të pavarësisë foli për sfidat me të cilat u ballafaqua më shumë se një dekadë pavarësi, duke përmendur edhe angazhimin për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.

Lajme

17/02/2020 21:55

Kreu i shtetit tha se objektiv e gjithë është që Kosova sa më shpejt të jetë pjesë e NATO dhe kjo sipas tij mund të arrihet vetëm kur të gjithë bëhen bashkë, pozitë e opozitë.

“Sot në 12 vjetorin Kosova është më e konsoliduar edhe në rrafshin ndërkombëtar. Na presin përgjegjësi të jemi më efektiv në punë, në rrafshin politik të vendit. Sot po shënojmë 12 vjet shtet. Kosova është e njohur nga 100 shtete apo më tepër, është e anëtarësuar 200 vende ndërkombëtare. Prandaj para nesh shtrohen obligime të mëdha që Kosovës t’i ndodh liberalizimi i vizave dhe i ka përmbushur të gjitha kriteret për këtë. Objektiv e gjithë neve është të jemi sa më shpejt pjesë e NATO. Tërë ky angazhim do të vazhdohet nga të gjithë dhe një klimë më të mirë pozitë opozitë”, tha ai.

Presidenti Thaçi në fund falënderoi të gjitha shtetet mike më në krye SHBA-në për ndihmën e dhënë për Kosovën, si para, gjatë dhe pasluftës.

Këto komente, presidenti  Thaçi i bëri në organizimin e pritjes shtetërore për nder të Ditës së Pavarësisë.

Aty përveç mysafirëve të tjerë nga kori diplomatikë, deputetë, e kabineti qeveritar, u pa edhe kryeministri Albin Kurti e kryeparlamentarja Vjosa Osmani. /Lajmi.net/