Thaçi vazhdon vizitat, sot në Reçak

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vizituar Reçakun.

Lajme

06/07/2020 21:08

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sonte Reçakun, ku në janarin e vitit 1999 u masakruan 45 shqiptarë.

Thotë se banorët e këtij fshati përjetuan krimin më të rëndë kundër njerëzimit, pas Srebrenicës.

“Kujtojmë se 21 vite më parë këta njerëz përjetuan krimin më të rëndë kundër njerëzimit, pas Srebrenicës”, shkroi Thaçi në Facebook.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi, pa ndërhyrje:

Sonte në Reçak, në vendin e mrekullueshëm me njerëz të mrekullueshëm. Në vendin e kujtimit, respektit dhe nderit kombëtar. Kujtojmë se 21 vite më parë këta njerëz përjetuan krimin më të rëndë kundër njerëzimit, pas Srebrenicës. Nder dhe lavdi e përjetshme për të rënët e Reçakut!. /Lajmi.net/