Thaçi uron nga thellësia e shpirtit për Ditën e Pavarësisë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarë e Kosovës për sakrificën që kanë bërë për lirinë e Kosovës.
Lajme
Kryeministri Hashim Thaçi, përmes rrjetit social Facebook, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës në përvjetorin e gjashtë të pavarësisë së Kosovës.
“Të dashur qytetarë të Kosovës kudo që jeni, nga thellësia e shpirtit tim iu uroj Ditën e Pavarësisë dhe iu falënderoj secilin nga ju për sakrificat që keni bërë për lirinë e vendit tonë”.
“Urime shumë dhe Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj”.