Thaçi uron mikun e tij për ditëlindje

Kryeministri Hashim Thaçi ka kujtuar sot datën 19 Gusht, ditëlindjen e ish-presidentit amerikan, Cill Clinton.

Lajme

19/08/2014 10:17

Në faqen e tij në Facebook, kryeministri Thaçi e ka vendosur një foto të ish-presidentit amerikan të bërë gjatë vizitës në Kosovë.

“Urime ditëlindjen miku im Bill, jetë të gjatë, shëndet suksese për ju dhe familjen tuaj”, ka shkruar Thaçi këtë urim të shoqëruar me foto.

Clinton, 67 vjeçar, është presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ka udhëhequr superfuqinë botërore për dy mandate (1993-2001).  

Më 1999, Clinton i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, të sulmohet Serbia dhe caqet e saj ushtarako policore në Kosovë dhe Mal të Zi, të cilat po përdoreshin për vrasjen e civilëve dhe spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës.    

Miku i shqiptarëve, njihet si një nga liderët botërorë që ka bërë më së shumti jo vetëm për çlirimin e Kosovës nga Serbia, por edhe të pavarësimit të saj, dukë mbështetur administratën e presidentit George W. Bush në marrjen e vendimit për njohjen e Kosovës pak orë pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.